Hoxha: Duhani nuk do të mbetet pa u shitur

Ministri Hoxha ka bërë thirrje tek të gjithë prodhuesit e pakënaqur të duhanit që të kërkojnë Komision të shkallës së dytë duke premtuar se personalisht do të merr pjesë në vlerësimin e duhanit nëse tek ai paraqiten denoncime për pakënqësi. I vetmi prodhim i cili është i garantuar për blerje dhe që e ka të garantuar formën e blerjes është prodhimi i duhanit shtoi Hoxha duke përgënjeshtruar pohimet se do të ngelet duhan pa shitur.

Mendoj se në këtë fazë nuk duhet të japit qëndrime të përshpejtuara dhe do të shohëm se si do shkoj gjithë procesi i shitjes dhe konform kësaj ne do të marrim vendime adekuate se a ka nevoj të ndërhyet apo jo,dua të lë një mesazh bublik se duhet të dalim nga koncepti se shteti duhet të ndërhyj çdo here ku ka problem në blerje ka kontrata të kontraktuara, nuk është e vërtet se do ngelet duhan se ka kontrata për 23 milionë KG dhe ka gadishmërie nga kompanitë blerse që të tejkalohet edhe kjo sasi e caktuar.

Deri më tani janë blerë 260 ton duhan dhe sipas ministrit Hoxha kjo nuk mund të jetë një parametër i vlersuar se a është sezon i suksesshëm apo i dështuar. Situata, sipas Hoxhës, është në kontrol dhe nuk ka nevojë për panik. Ai shtoi se ky vit do të mbuloj nevojat e kontraktuara të duhanit. /KlanMacedonia