Hoxha Behar Mjekiqi tregon çfarë do të bënte Profeti Muhamed, po të ishte gjallë, me ata që bënë karikatuarat

Hoxhë Behar Mjekiqi, ishte mysafir këtë të diele në emisionin Kojshia Show, ku foli edhe për karikaturat e Profetit Muhamed, që iu bënë në Francë dhe që u bënë shkas për vrasje.
Hoxha tha se nuk ka asnjë hoxhë në botë që thotë se lejohet me v*ra atë që ka bërë karikatura për profetin Muhamed.
“Vr8asjen nuk e pranon as Kurani, por as vetë profeti sikur të ishte gjallë nuk do ta pranonte”, tha ai.

“Zoti ka thënë në Kuran, nëse e ke mbyt një njeri, sikur i ke mbytur krejt njerëzit. Por, nëse e shëron një njeri, e shpëton një njeri, sikur ta kesh shpëtuar krejt botën”, tha ai.
Një profesor që kishte nxjerrë përpara nxënësve në klasë disa karikatura të profetit Muhamed, para disa ditësh u ekz*ekutua në mënyrë mak*abre me pr*erje koke nga një person në rrethinat e Parisit.

E përjavshmja satirike franceze “Sharli Hebdo” ka ripublikuar karikaturat e profetit Muhamed, të cilat e kthyen në një objektiv su*lmi te*rrorist.
Ndiqeni minutën e 14:20 të emisionit: