Arjanit Hoxha bashkë me kryeministrin Zaev, mbollën fidanë për pyllëzim në Tenovë

Sot gjatë mesditës ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha bashkë me kryeministrin Zaev dhe përfaqësues të NP Pyjeve Nacionale, vizituan fshatin Tenovë ku nga atje mbollën disa fidanë për pyllëzim në disa lokacione të këtij fshati.

Hoxha theksoi se mbjellja e fidanëve për pyllëzim në këtë kohë të rritjes së ndotjes së mjedisit jetësorë dhe ndryshimeve klimatike, janë arma më e fuqishme për mbrojtjen e mjedisit jetësor.