Hoxha: 80 për qind e votuesve të PDSH kanë votuar për Kasamin

Arjanit Hoxha mbrëmë në Click Plus deklaroi se nga analizat e rezultateve në vendvotimeve del se 80% e votuesve që në raundin e parë votuan PDSH, në zgjedhjet e djeshme kanë votuar për Bilall Kasamin, informon portali “tetova1”.

Hoxha shfrytëzoi rastin ti falenderoj votuesit e ASH-së, PDSH-së dhe të gjithë qytetarët që sollën fitoren e Kasamit.

Përndryshe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi pas raundit të parë lidhën marëveshje me Ali Ahmetin që të përkrah kandidaturat e BDI-së në Tetovë dhe në të gjitha komunat tjera përveç Studeniçanit ku ishin në garë kandidati i PDSH-së dhe kandidati i BDI-së.