Hoti thotë se nuk do t’ia bëjë si Kurti: Në ditën e parë do të fillojë punën, nuk po shkoj të familjarizohem

I nominuari i LDK’së për Kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se nëse e fiton këtë pozitë do të fillojë punën që në ditën e parë.

Kështu u deklarua ai në ‘Click’, ku tha se me ekipin e tij janë duke punuar për për programin e rimëkëmbjes së ekonomisë pas pandemisë COVID-19 nëse ai do të bëhet kryeministër.

Tutje ai e ka thumbuar kryeministrin aktual, Albin Kurti, duke thënë se nuk do të humb kohë si ai.

“Nuk do të shkoj aty të familjarizohem e të mësohem me zyret, por që në ditën e parë menjëherë pas një ore do filloj punën”

“Do të shihni një model komplet tjetër të qeverisje, do ofrojmë një qeverisje normale, kemi nevojë për një qeverisje që sillet normalisht që heqim nga përdorimi gjuhën konfrontuese”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim për dekretin e Hotit deri më 29 maj