Hoti: Të dielen mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se mund të shpallet gjendje e jashtëzakonshme të dielën.

Hoti tha nëse qytetarët nuk respektojnë rregullat kjo gjendje mund të shpallet dhe të izlohen qytetarët.

“Nëse qytetarët vazhdojnë të sillen pa kujdes duke mos i respektuar masat parandaluese, ne do të detyrohemi ta shpallim gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Hoti në Rubikon.

Ai gjithashtu, tregoi se të dielën do të kenë një takim me krerët e instiucioneve shëndetësore dhe do të vendoset për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Të dielen do ta kemi një takim dhe do të vendoset nëse do të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme”, ka thënë Hoti