Hoti: Su*lmi ndaj gazetarit Duriqi është su*lm ndaj fjalës së lirë, i papranueshëm

“Dhu*na dhe tendenca për frikësim të gazetarëve është përpjekje për kufizim të lirisë së shprehjes dhe zhbërje të demokracisë e cila nuk duhet te tolerohet sepse e drejta e fjalës së lirë është e garantuar me ligj”. Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti e ka dënuar su*lmin ndaj gazetarit Visar Duriqi.

Përmes një shkrimi në llogarinë tij në Facebook Hoti i ka ftuar organet relevante që ta ndriçojnë këtë rast. “Su*lmi ndaj gazetarit Visar Duriqi është su*lm ndaj fjalës së lirë dhe si i tillë është i papranueshëm dhe i dënueshëm”.

“Ftoj organet e rendit për ndriçim sa më të shpejtë të këtij akti qyqar, ndërsa gazetarit Duriqi i uroj shërim dhe kthim sa më të shpejt në kryerjen e detyrës së tij”. “Dhu*na dhe tendenca për frikësim të gazetarëve është përpjekje për kufizim të lirisë së shprehjes dhe zhbërje të demokracisë e cila nuk duhet te tolerohet sepse e drejta e fjalës së lirë është e garantuar me ligj”.