Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reagur pasi mbrëmë janë publikuar disa pamjeve në rrjete sociale, ku shihen pjesëtarë të xhandarmërisë serbe duke u futur në territorin e Kosovës, saktësisht në Karaçevë të Kamenicës.
Lidhur me këtë rast, kryeministri i vendit është shprehur se janë angazhuar të gjitha organet përkatëse.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se qytetarët në ate pjesë nuk do të jenë pa mbrojtjen e institucioneve, ndërsa ka shtuar se veprimet që do t’i ndërmerr Qeveria do të jenë në përputhje me ligjin dhe kushtetutën e vendit.
“Lidhur me atë që ka ndodhur dje në Karaçevë, janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin. Shpejt do të kem një raport të detajizuar. Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”, ka shkruar ai në faqen zyrtare në Facebook./