Hoti për Vjosa Osmanin: S’ka të ardhme politike jashtë LDK-së

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka folur për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen muajin që vjen.
Ai ka thënë se do të jetë prijës i listës së LDK-së në këto zgjedhje, meqë është edhe kandidat për kryeministër.
”Jam i nominuari i LDK-së për kryeministër dhe është marrë vendimi në kryesi. Nëse diku ka debate, ose vendime jo me kamandë, ka në LDK. Kështu jemi parti demokratike dhe me vlera europiane.”, ka thënë ai.

I pyetur për Vjosa Osmanin, ai tha se e ajo do të kthehet në LDK, e për këtë shprehet edhe i bindur.
“Jam i bindur që jashtë LDK-së nuk ka të ardhme politike dhe s’ka kurrfarë logjike, e kanë provu edhe të tjerët para saj, figura edhe më të rëndësishme dhe eventualisht janë kthy. Pres që ajo të kthehet.
Ne kemi komunikim të vazhdueshëm bashkë, sigurisht për shkak të proceseve, para pak minutash biseduam për datën e zgjedhjeve”.