Hoti për Nënë Terezën: Ndihemi jashtëzakonisht krenarë me veprën e saj

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar për ditëlindjen e 110 të nobelistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu.

Ai ka thënë se Shën Nënë Tereza tërë jetën ia ka dedikuar bamirësisë ndaj njerëzve në nevojë.

“’Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe’. Sot, 110 vite më parë, më 26 gusht 1910, në Shkup u lind nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Shën Tereza, e cila tërë jetën ia dedikoi bamirësisë ndaj njerëzve në nevojë. Përkushtimi, ndihma dhe dashuria e saj ndaj njerëzve, e bëri atë që të jetë jo vetëm Nëna e Jonë, por Nëna e gjithë Botës. Vepra dhe jeta e saj më pas edhe u shenjtërua nga Vatikani, prandaj ndihemi jashtëzakonisht krenarë me veprën e saj”, ka shkruar Hoti.