Hoti paralajmëron masat e reja: Zemaj dhe Ramadani më thanë se situata me koronavirus po përkeqësohet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramdani kanë vlerësuar se situata me koronavirus në vend është serioze dhe me tendenca pëkeqësimi.

Hoti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se tani numri i qytetarëve të infektuar është 120 në 100 mijë banorë.

“Partnerët ndërkombëtarë, shprehen mbështetjen e plotë për masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, si dhe kërkuan angazhim shtesë në monitorimin e situatës. Sipas tyre, nëse do të jetë e nevojshme nuk duhet të përjashtohet edhe ashpërsimi i masave, për të vënë nën kontrollë shpërndarjen e virusit dhe mirëmbajtjen e sistemit shëndetësor.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: