Hoti: Nuk jemi para kolapsit, por jemi në gjendje emergjente

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se vendi është në gjendje emergjente përballë situatës me koronavirus.

Hoti në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se janë marrë masat e nevojshme, teksa po punohet edhe për sigurimin e vaksinës anti-Covid.

“Nuk jemi para kolapsit por është e vërtet që jemi në gjendje emergjente ndërsa nuk jemi në koaps i kemi marrë masat e nevojshme e kemi përmirësuar procesin e furnizimit me barna.Po punojmë shumë për vaksinën antiCovid. Po bëjmë maksimumin që ti bëjmë ballë situatës, strategjia jonë është në përputhje edhe me vendet e Bashkimit Evropian”, ka thënë Hoti në Kuvend.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë pritet që gjatë ditës së sotme të vendos nëse ka nevojë ose jo për masa shtesë kundër përhapjes së pandemisë.