Hoti: Na duhen edhe tre-katër muaj për t’i dalë në fund pandemisë COVID-19

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, sot nga ShSKUK-ja përmes një konference për media tha se është krijuar një disiplinë nga qytetarët për masat, por se duhet ta shtyhet edhe për 3-4 muaj, në mënyrë që t’i dilet në krye kësaj pandemie.

“Tash jemi në një situatë më të rrezikshme, sepse jemi në prag të festave të fundvitit, ku familjarët mblidhen për të festuar, por asnjëherë të mos harrojmë që masat duhet të respektohen, të krijohet një disiplinë e mirë edhe për 3-4 muajt e ardhshëm që t’i dalim në krye kësaj pandemie”, u shpreh Hoti para mediave. Hoti gjithashtu tha se deri më tani masat e ndërmarra për mbrojtjen ndaj COVID-19, kanë shërbyer mjaft mirë, madje sipasi tij, menaxhimi i situatës është model për t’u ndjekur.

“Mënyra sesi e kemi menaxhuar është model. Në veçanti kur i kemi resurset e kufizuara, unë i di telashet që i keni pas, që sa ditë, me oksigjen, shtretër e barna, por është e jashtëzakonshme ajo që keni bë, që asnjë pacientë mos me pas shtrat ku me u shtri”, tha Hoti.

Sot në ShSKUK për vizitë ishin kryeministri Hoti dhe ministri Zemaj, për të folur rreth suksesit të deritanishëm të qeverisë për menaxhimin e pandemisë.