Hoti: Me pas ngu Dullën, Albini sot ishte kryeministër!

Kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti ka deklaruar se lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, nuk do të rrëzohej në rast se do t’i dëgjonte këshillat e tija.
Në emisionin “Oxygen” (që transmetohet sonte në 20:45 në Klan Kosova), shefi i legjislativit ka folur për shumë çështje; marrëveshja në SHBA, ushqimet, rrëzimin e qeverisë së kaluar… etj.
“Me pas ngu Dullën, Albini sot ishte kryeministër”, u shpreh Hoti.

Ndryshe, 25 marsi ishte dita kur Qeveria Kurti mori goditjen nga shumica parlamentare.
117 deputetë ishin të pranishëm në sallë, ndërsa për votuan 82 deputetë, kundër 32 dhe 2 abstenime. Kjo është Qeveria me jetëshkurtër në historinë e Kosovës.
Mocioni i mosbesimit është iniciuar nga partneri i koalicionit qeverisës LDK.