Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti, është tifoz i klubit të Liverpoolit. Klubi anglez aktualisht nuk po kalon nëpër një formë të mirë.
I pyetur nga gazetarët se a ka ngjashmëri mes Liverpoolit në futboll dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në politikë, Hoti tha se LDK është sikur Liverpooli.
“Është sikur Liverpooli. Liverpooli nuk është ekip i sezonave të caktuara. Është ekip që një shekull. Ka themele të forta”.
Ai ka marrë pjesë në inaugurimin e stadiumit të ri të klubit të futbollit “2 korriku”.