Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për nisjen e vitit të ri shkollor. Hoti me anë të një postimi në Facebook, ka theksuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe drejtoritë për arsim të komunave, në konsultim me SBASHK-un dhe prindërit, i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim të mbarë.
“Të hënën nis viti i ri shkollor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe drejtoritë për arsim të komunave, në konsultim me SBASHK-un dhe prindërit, i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim të mbarë”, ka thënë ai.
Hoti tutje ja thënë se edhe pse ka ulje të numrit të të infektuarve ditët e fundit, rreziku për infketim mbetet sërish i lartë.
“Rreziku nga infektimi mbetet shumë i lartë, pavarësisht rënies së shifrave në ditët e fundit. Na duhet mobilizim i plotë i të gjithëve për të ruajtur jetën e atyre që më së shumti janë në rrezik, sidomos tani kur po shkojmë drejt vjeshtës me gjendje të rënduar edhe për shkak të gripit sezonal”, ka shkruar Hoti.