Hoti i bindur: Albin Kurti s’do ta ketë shansin të vijë në pushtet

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar se lideri i VV’së, Albin Kurti nuk do ta ketë shansin të vijë në pushtet.

Hoti po deklaron se qytetarët e Kosovës nuk do t’i japin shansin Albin Kurtit që të vijë në pushtet, pasi sipas tij ai po konteston edhe marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.

“Qytetarët nuk do t’ia japin më shansin që të jete në pushtet. Vendimet që i kam marrë unë s’ka kush që i konteston. Imagjino të kontestohet marrëveshja e Uashingtonit”, u shpreh ai.
Hoti, pas vizitës që pati në “Bardha Akademi”, tha se Kurtit i kanë dhënë njëherë shansin që të jetë në pushtet, porse gjatë 52 ditëve sa ishte në pushtet ka shkelur dy herë Kushtetutën.