Hoti: Do të rriten të gjitha pensionet nën 100 euro

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka shpalosur programin për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, duke thënë se kanë vendosur për ndarjen e qindra miliona eurove për kategori të ndryshme të shoqërisë.

Në një konferencë për media, Hoti ka thënë se ky program, ka 16 masa, duke theksuar ndër to se do të ketë edhe rritje të pensioneve si dhe ndihmë për gastronominë. Masa e parë Hoti ka thënë se është shuma 6.5 milionë euro e cila do të ndahet për bizneset e vogla, e që fillon së zbatuari brenda ditëve, shkruan Reporteri.net.

Hoti po ashtu ka njoftuar se do të rriten të gjitha pensionet që janë nën 100 euro.

“Do të rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro në një shumë totale prej 13. 5 milionë euro”, ka thënë ai teksa ka njoftuar se tre milionë euro janë ndarë për sektorin e gastronomisë.