Hotelierët kërkojnë nga KSI-ja të përgatitë protokolle për organizimin e dasmave

Oda hotelerike-turistike kërkoi nga Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) të miratojnë protokolle për organizimin e kremtimeve në objektet e tyre. Hotelierët thonë se nevojitet rregulla dhe organizimi i kontrolluar i dasmave, pagëzimeve, ditëlindjeve dhe gëzime tjera familjare, pasi kështu situata lehtë mund të dalë nga kontrolli. Hotelierët përfaqësuesve të Komisionit për sëmundje ngjitëse u kanë thënë se gjysma e objekteve hotelerike që kanë kapacitet për organizimin e ngjarjeve më të mëdha, nuk punojnë për shkak të mospasjes së protokollit dhe tani është vënë në pikëpyetje ekzistenca e tyre. Nga kjo Odë thonë se më shumë se një muaj protokollin që ua kanë propozuar komisionit është i pranueshëm për ta, por ende nuk është miratuar.

“Pa protokolle të sigurisë, dasmat mund të dalin jashtë kontrolli”, thonë nga Oda Hotelerike-Turistike.

Hotelierët nga autoritet kanë kërkuar miratimin e protokolleve edhe për disa veprimtari thera që janë të lidhura me punën e tyre. Bëhet fjalë për muzikantët, fotografët, lulishte dhe dekorime, përpunimi i stolive dhe veprimtari tjera. Nëse shpejtë nuk fillojnë me punë, thonë se nuk do munden të qëndrojnë në treg.

Nga Komisioni thonë se e kanë pranuar kërkesën për muzikantët por duhet të jenë në vend të posaçëm, më së paku 2 metra larg tavolinës. Ndryshe, në rrjetet sociale javën e kaluar u publikuan video dhe fotografi të gëzimeve familjare të organizuara në objekte hotelerike, koncerte dhe ahengje në diskoteka dhe klube të cilat nuk guxojnë të punojnë për shkak të mungesës së protokolleve për punë. Pjesa më e madhe e mysafirëve dhe vizituesve të koncerteve nuk kujdeseshin për distancë sociale dhe as nuk mbanin maska.

Ile Petreski