Hotelet para mbylljes! Punëtorët turistikë kërkojnë investim financiar në sektorin e turizmit

Një pjesë e hoteleve para mbylljes. Korona-kriza goditi rëndë sektorin e turizmit dhe hotelierisë. Paralajmërimi erdhi edhe nga Shoqata e Hotelierëve dhe Turizmit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë. Ata dërguan disa kërkesa në adresë të Qeverisë, duke thënë se nëse nuk bëhen ndryshime në Ligjin për Mbështetje Financiare, sidomos në pjesën e rrogave për tetor, nëntor dhe dhjetor, atëherë punëdhënësit e komplekseve hotelierike do të detyrohen që një pjesë e të punësuarve t’i lajmërojmë si të papunë.

“Për shkak të situatës me koronavirusin, shumë punëtorë nga sektori i hotelierisë dhe turizmit vetë e lëshuan punën dhe kërkojnë të punësohen në sektor tjetër, kurse në një pjesë të hoteleve, numri i të punësuarve është ulur për shkak të sezonit”, u shpreh Ana Tasevska – Gjorgjievska – Kryetare e Shoqatës së Hotelierëve dhe Turizmit pranë OEM. Nga kjo shoqatë kërkojnë shteti të mundësojë edhe teste falas PCR për turistët e huaj të cilët do të qëndrojnë në hotelet e kategorizuara.

“Edhe pse vendi ynë ka kushte më liberale për hyrje të shtetasve të huaj në kushte të pandemisë, në këtë moment, përveç numrave për kontakt të MPJ-së, nuk ka informacione të tjera publike lidhur me atë kush dhe prej ku mund të hyjë në vendin tonë, si dhe cilat masa aktuale janë sjellë nga institucionet kompetente në momentin e qëndrimit të tyre”, theksoi Aleksandar Kuzmanovski – Nënkryetar i Shoqatës së Hotelierëve dhe Turizmit pranë OEM.

Njëra prej kërkesave të Shoqatës është edhe të ndryshohet modeli i subvencionimit të turistëve të huaj, i cili do të jetë i njëjtë për të gjitha llojet e transportit dhe për vizitorët nga vende të ndryshme, pa kufizime. Në prag të sezonit turistik dimëror, sektori i biznesit me apel për autoritetet kompetente që me kohë t’i sigurojnë kushtet dhe protokollet me qëllim që të realizohen vizitat e paralajmëruara të turistëve. Ndryshe, Qeveria sot publikoi pako masash që do të jepen mbi bazë të kthimit të taksës turistike nga viti 2019, grante do të ketë për agjencitë turistike dhe ciceronët e licencuar turistikë. Mjetet nga këto grante do të paguhen deri në fund të viti 2020.