Hotelet në Strugë dhe Ohër, ulin çmimet e pushimeve për personelin mjekësor

Hotelierët do të bëjnë zbritje të çmimeve për pushimet e këtij sezonit për punonjësit shëndetësor. Me sugjerim të Agjencisë për mbështetjen dhe zhvillimin e Turizmit, shoqata e hotelierive vendosi të japë 20% zbritje të çmimeve për personelin mjekësor, si një shpërblim dhe mirënjohje për punën dhe kontributin e tyre gjatë kohës së pandemisë. Zbritje do të ketë edhe në shërbimet e objekteve hotelierike brenda hotelit.

“Punonjësit shëndetësor ishin më të angazhuarit vitin e kaluar, mund të thuhet se kanë punuar në mënyrë perfekte. Ne, si njerëz mund të ankohemi, por për ta dhe mundin e tyre do të jepnim notën 10, për këtë shkak japim edhe zbritjet. Jemi faleminderiues për ndihmën që mund të japim për ta nga ana jonë.”, tha Kërste Blazheski, kryetar i HOTAM.
Këtë verë, sektori i turizmit dhe hotelierisë gjithashtu ofron privilegje për mysafirët nga Serbia. Si një falënderim për vaksinat e dhëna, turistët serbë kanë zbritje për pushimet verore dhe pritet të marrin shërbime parkimi falas dhe bileta për muze.

“Zbritja do të jetë nga 10 deri në 20 përqind, në të shumtën e rasteve do të jetë 20%, me përjashtim të festave si pëershembull Ilindeni, sepse disa nga hotelet nuk do të mund të japin 20% zbritje, do të japin 10%.”, tha Blazheski.
Agjencioni i turizmit u ka bërë thirrje edhe restoranteve që të bëjnë zbritje për personelin mjekësor, sugjerimi është të ketë zbritje në tavolinë, por ende nuk ka asnjë përgjigje nga ky sektor.