Horrori i 38 vjeçarit, lë kokën e një njeriu para gjykatës


Horror mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur në Gjermani të martën. Policia tha se një person u arr*estua pasi dyshohet se la një kokë njeriu në një gjykatë të rajonit të Bonn-it. Disa qindra metra më tutje autoritetet gjetën një trup të pajetë ku policia thotë se i përket kokës së prerë. Kufoma ishte hedhur në lumin Rhine. I arr*estuari është një 38 vjeçar nga Bonn-i. Autoritetet nuk kanë pikasur asnjë aktivitet të dyshimtë në zonë dhe po kërkojnë për dëshmitarë. Deri tani mbetet enigmë se çfarë ka ndodhur./tvklan.al