Horror në Gjermani: Një vajzë 13-vjeçare nga Serbia ka vrarë motrën e saj 7-vjeçare me thikë

Mediat gjermane kanë publikuar se një vajzë 13-vjeçare e ka therur për vdekje motrën e saj më të vogël (7) të premten në mbrëmje në Leipzig, dhe Sandzakpress ka mësuar se bëhet fjalë për një familje nga Tutini, në jugperëndim të Serbisë.

Sipas mediave gjermane, vajza 13-vjeçare ka telefonuar vetë ndihmën e shpejtë dhe ka njoftuar policinë. Policia nuk ka njoftuar se çfarë arme është përdorur në vrasje, por mediat thonë se ndoshta bëhet fjalë për thikë.

Pas thirrjes, policia ka mbërritur në ndërtesën e banimit në lagjen Kleinzschocher dhe ka gjetur fëmijën me plagë të rënda. Vajza është transportuar në spital, por nuk ka mundur të shpëtohet.

Motra e saj 13-vjeçare aktualisht është nën mbikëqyrjen e një psikologu në një spital të specializuar.