Horror…Burri trafikon gruan dhe shet vajzën/ “Më solli shokë në shtëpi, më lidhi dhe…” (VIDEO)


Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur u trajtua historia e trishtë e 46-vjeçares nga Fieri Liliana Dule. Ajo ka kaluar dy martesa të dhimbshme dhe ka sjellë në jetë dy fëmijë.

Por në martesën e dytë Liliana bie pre e trafikimit të qenieve njerëzore një fenomen i dhimbshëm për shumë femra në kohën e tranzicionit shqiptar. Në këtë periudhë të errët Lilianën e trafikon bashkëshorti në shtetin italian pa dëshirën e saj.

E nis të vetme drejt Italisë dhe i thotë se do shkosh për të punuar kameriere. Por vajza përballet me një realitet të frikshëm e detyrojnë të punojë në rrugë me dhu*në. Pas 3 muajsh ajo kthehet në Shqipëri dhe menjëherë shkon për të kërkuar vajzën 3-vjeçare të cilën e kishte lënë me të atin.