David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka ritheksuar se do të synojë që ta mundësojë lirimin me kusht të klientit të tij.
Hooper ka thënë se e ka parë kërkesën e Prokurorisë për të kërkuar urdhërarrest për Thaçin. Kërkesa, sipas Hooper përmban disa redaktime të çuditshme.
“Nuk e pranojmë për asnjë moment kriteret për burgosjen e z. Thaçi, kështu që në këto rrethana është synimi ynë që të aplikojmë për lirimin e tij me kusht… Çështja e parë është që ne duhet të kemi nxjerrje të plotë të kërkesës për urdhërarresti. Në këtë kërkesë ka disa redaktime të çuditshme… Nuk e di çfarë qëllimi kanë redaktimet e shumta aty”, ka thënë Hooper.
Avokati britanik ka shtuar se në dokumentin ku Prokuroria i kërkon Gjykatës të lëshojë urdhërarrst për Thaçin, pretendohet një sjellje e keqe e këtij të fundit.