Hong Kong-u po i mbyll përfundimisht të gjitha shkollat, pas një vale të re të infeksionit me Covid-19.
Qyteti njoftoi se vetëm të enjten janë regjistruar edhe 42 raste të reja, dita e dytë me radhë e rritjes së infeksioneve lokale.
Siç shkruan BBC, sekretari i Arsimit Kevin Yeung tha se disa nga rastet e fundit kanë përfshirë studentë dhe prindër.
Shkollat në Hong Kong janë mbyllur kryesisht që nga shkurti dhe disa shkolla ndërkombëtare të arsimit janë tashmë në pushimin e verës.
Por qeveria tani ka urdhëruar që të gjitha shkollat të mbyllen nga e hëna, duke sjellë përpara fillimin e pushimeve verore.