Holanda, pesimiste për liberalizimin, ‘Meka Hallall Food’ pezullon kontratat me firmat holandeze

Pronari i kompanisë “Meka Hallall Food”, Burim Piraj, ka njoftuar se ka pezulluar çdo kontratë me firmat holandeze.

Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë për shkak se Holanda është i vetmi shtet pesimist sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Unë nga sot e pezullova çdo kontratë me firmat holandeze për arsye se dje e kam lexuar se Holanda është i vetmi shtet pesimist për liberalizimin e vizave për Kosovën! Është gjest i vogël por nuk më lejon ndërgjegjja të vazhdoj punën derisa të sqarohen gjërat. E dua vendin tim! Vetëm Zotit i përkulem!”, ka shkruar Piraj në “Facebook”.