Shtetet e Bashkuara dhe talebanët kanë firmosur në Doha një marrëveshje historike, që synon të vendosë paqe në Afganistan pas 18 vitesh luftë.
Negociatat mes qeverisë dhe talebanëve do të nisin më 10 Mars, datë kur pritet të dakordësohet edhe për një nga pikat e paqe.
SHBA do të nisë menjëherë të tërheq një pjesë të kontingjentit të trupave të saj nga Afghanistani, duke i reduktuar në 8.600, parashikohet në marrëveshjen e paqes, firmosur në Doha, nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo me talebanët. Angazhimi i SHBA-ve është tërheqja e plotë brenda 14 muajve. Njëkohësisht është parashikuar edhe këmbimi i të burgosurve mes SHBA dhe talebanëve.
“Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë ta anulojnë marrëveshjen me talebanët, në rast se rebelët afganë nuk do të respektojnë detyrimet e tyre në ccështjet e sigurisë lidhur me negociatat e paqes me qeberinë e Kabulit”, ka thënë Mike Pompeo pas firmës në Katar. Ai gjithashtu i ka ftuar talebanët të mbajnë premtimin e shkëputjeve së lidhjeve me al Kaedën.