Historike! Misioni realizohet me sukses, India bëhet vendi i parë në botë që ul anijen kozmike në polin jugor të Hënës

India është bërë vendi i parë në botë që ka ulur me sukses një anije kozmike në polin jugor të Hënës.

-640-0-india-1692794807

Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, vendi bëhet i katërti që ul me sukses një anije kozmike në Hënë, por është i pari që prek polin jugor hënor relativisht të paeksploruar.

Chandrayaan-3 kishte synuar të bëhej anija e parë kozmike që do të prekë në një rajon të sipërfaqes hënore që mendohet se përmban kratere të thella me akull uji. Por ajo u rrëzua gjashtë javë pas lëshimit

Ulja e suksesshme u prit me brohoritje dhe duartrokitje nga kontrolli i misionit në Qendrën Hapësinore Satish Dhawan.

Kryeministri Narendra Modi zhvilloi një bashkëbisedim virtual me qendrën hapësinore për të parë uljen, ku ndërsa anija kozmike u ul, u valëvit edhe një flamur i vogël indian.

Duke mbajtur një fjalim triumfues për Organizatën Indiane të Kërkimeve Hapësinore (ISRO), ai tha: “Kjo është rrahja e zemrës së 1.4 miliardë njerëzve. Kjo është India e re, fillimi i ri, mendimi i ri i përpjekjeve të reja.

“Kjo është një veçori e shkëlqimit të Indisë, ne bëmë një premtim dhe e bëmë të vërtetë atë.

“Ky është një moment historik dhe për çdo indian, ne jemi të gjithë shumë krenarë”, shtoi ai.