Gjyqtarët, Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Dardan Çaka po hynë në histori të futbolli kosovar.
Kjo katërshe do të referoj një ndeshje në Ligë të Kampionëve, transmeton Indeksonline.
Bëhet fjalë për ndeshjen, Dinamo Zagreb-Valur që është në kuadër të kualifikimeve për Ligë të Kampionëve.
Gjyqtar kryesor do të jetë Genc Nuza kurse asistent të tij Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Ndërsa, gjyqtar i katërt do të jetë Dardan Çaka.
Kjo do të jetë hera e parë që gjyqtarë nga Kosova referojnë në Ligën e Kampionëve.