Historike! Ganiu promovon rrugën “Ismail Qemajli”

Kreu i Çairit Visar Ganiu, njofton për riemërimin e rrugës në këtë komunë. “Edhe një moment historik, rruga “Ismail Qemali” u promovua sot në Çair

Emri i rilindasit shqiptar Ismail Qemali nga sot do të qëndrojë prore në Komunën e Çairit. Rruga “Bllagoja Paroviq” tanimë është “Ismail Qemali”.

Shpalosjen e pllakës me emrin e ri të rrugës “Ismail Qemali” e bëmë sot duke përçuar edhe mesazhin se vendosja e emrit të Ismail Qemalit paraqet një moment historik jo vetëm për Çairin.

Ky emër emblematik është një ndër 66 emrat më të ri të Komunës së Çairit”, shkruan Ganiu.