Historike – Ekipi shqiptar Bad News Eagles mposht ekipin më të mirë në botë FaZe në Majorin e CS:GO në Brazil

Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka shkruar historinë duke eliminuar ekipin më të mirë në botë FaZe, nga turneu Major i CS:GO në Brazil. Pas një ndeshje fantastike dhe përplot emocione ekipi Bad News Eagles ka eliminuar kampionin e Majorit të kaluar, ekipin FaZe, për të mbajtur gjallë rrugëtimin e tyre në Majorin e CS:GO në Brazil. Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1 me mapa në të mirë të ekipit shqiptar, pas një super rikthimi në mapin e fundit ‘Mirage’, ku fituan me rezultat 22-20.