Historiani serb zbulon planet e Beogradit në rajon: Ja ç’synojmë aty ku jemi shumicë…


Presidenti i Klubit Progresiv nga Beogradi, njëherësh historiani Cedomir Antiç, shpalosi vizionin serb në rajon. Duke u vetëndjerë të persekutuar, siç në Kosovë ku thonë se është tokë e tyre që u është marrë nga shqiptarët, ai tha se atje ku serbët janë shumicë, do tentohet të ketë shtet serb.

Në këto vite, ne kemi një lëvizje të qartë kombëtare midis kroatëve, boshnjakëve, shqiptarëve, malazezëve, që përpiqen të krijojnë shtete homogjene nacionale në të cilat ata nuk do të respektojnë të drejtat e minoriteteve ose serbëve”, tha Antiç.

Dhe, nën këtë pretendim, ai paralajmëroi: “Ose do të ketë një pozicion më të mirë ose Serbia do të duhet të ndryshojë politikën e saj. Kur serbët janë me shumicë, dhe kjo është Republika Srpska, Mali i Zi në një pjesë të mirë, ne do të duhet të krijojmë shtetet tona. Ne nuk kemi mundësi të tjera…”, tha hisoriani serb.