Historiani serb: Vuçiq nuk do ta njohë kurrë Kosovën

Historiani serb Milan Protiq deklaroi mbrëmë se mendimi i tij është se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Protiq në TV Nova S, theksoi gjithashtu se patriarku i ri nuk ka pozicion të ndryshëm për çështjen e Kosovës nga pozicioni i Kishës Ortodokse Serbe deri më tani.

“Unë nuk kam përshtypjen se pozicioni i tij është i ndryshëm nga pozicioni i Kishës Ortodokse Serbe. Pasi nuk mendoj se kjo qeveri do të bëjë ndonjë lëvizje të vendosur mbi atë çështje”, shtoi ai. Historiani serb vlerësoi se ata që mendojnë se qeveria në Serbi do të nënshkruajë një marrëveshje mbi njohjen e ndërsjellë me Kosovën janë të gabuar.

“Mendoj se është një supozim i gabuar, nuk mendoj se do të ndodhë. Dhe se kjo qeveri nuk ka ndërmend ta bëjë atë”, potencoi ai./kk/