Historia prekëse nga fshati Zhur i Prizerenit…U vdes vajza ditën e dasmës, për të mos i kthyer krushqit u japin nuse një 15-vjeçare

Një histori prekëse vjen nga fshati Zhur i Prizrenit.
E kjo histori nis nga emri i një rruge, ‘Hana’. Hana ndërroi jetë kur po dilte nuse dhe krushqit ishin afër shtëpisë.

Mustafë Kurtaj, që është një nga banorët më të vjetër të fshatit. Ai tregon se ngjarja është e vërtetë. “Fatkeqësia ka ndodhur kur nusja, sipas traditës, është përshëndetur me vëllain, babain dhe kur është përshëndetur me njerkën, ajo ka filluar të vajtojë të shkuarën dhe kujdesin që njerka i kishte dhënë. Nusja ka rënë në tokë e vdekur ato momente”, tregon Kurtaj për ATV-në.Banori thotë se kur ka arritur babai, ë vend se të mërzitej, u ka dhënë kurajo tjerëve.