Historia e vajzës ruse që u dashurua me shqiptarin: Pse braktisa Kanadanë për Shqipërinë


Masha Mezenina është një vajzë ruse me profesion ‘Make up artist’. Në moshë shumë të vogël familja e saj emigroi drejt Kanadas, vendi në të cilën ajo u dashurua me një djal shqiptarë.

Kjo u bë arsyeja kryesore që Masha të braktiste Kanadanë për Shqipërinë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ajo tregoi se për më shumë se një vit është zhvendosur në Shqipëri.
“Që në kohën e pandemisë ne erdhëm në Shqipëri, unë më përpara do të thoja “po Kanadaja është vendi perfekt për të jetuar’ por pas pandemisë gjërat janë bërë shumë keq, nuk ka shumë liri për njerëzit kështu që ardhja në Shqipëri ka qenë hapja e një dere për të bërë atë që ne duam të bëjmë .

Për një vit ne nuk kemi mundur që të punojmë në Kanada. Ardhja në Shqipëri na dha mundësinë që të punojmë sërish kështu që unë mund të bëj gjithçka që bëj në film, make up. Të gjitha këto gjëra kanë qënë të mundura këtu” u shpreh ajo.

E pyetur për ndryshimet që vuri re në Shqipëri kur erdhi, ajo tha se nuk pësoi ndonjë shok kulturor pasi Rusia dhe Shqipëria janë vende të ngjashmë për nga kultura:
“Në fakt mendoj që duke qenë se kam lindur në Rusi dhe kam jetuar disa vite, më pas e kam vizituar çdo verë, ardhja në Shqipëri më bëri që të mos kisha një shok kulturor kështu që kur erdha këtu thash “ua këtu qënka si në Rusi”. Sepse të gjitha ndërtesat e periudhës së komunizmit janë shumë të ngjashme, ka në influencë të madhe ruse ne Shqipëri sipas historisë dhe ka qenë si “ wow unë jam në shtëpi’ .

Masha tregoi edhe disa detaje interesante se çfarë pëlqen më tepër nga shqiptarët dhe shqipëria:
“Shqiptarët janë shumë të pastër, por shumë shumë të pastër. Ju duhet të jeni shumë krenar sepse unë kurrë nuk kam hyrë në një shtëpi shqiptare dhe të jem e pakënaqur.
Shqiptarët janë njerëz shumë të lirë , janë shumë mikpritës kudo që shkon njerëzit të ndihmojnë, të mikëpresin dhe familjet gjithashtu . Familja e të dashurit tim më ka mikëpritur shumë, jeni të ngjashëm me rusët” tha ajo