Historia e suksesit të WVP Fund Management vazhdon


Parimi themelor i funksionimit të WVP Fund Management SHA Shkup është ndërtimi i besimit ndërmjet Kompanisë dhe investitorëve. Gjatë tetë viteve në tregun e Maqedonisë së Veriut, kjo mënyrë e punës e ka bërë WVP Fund Management një nga kompanitë më të njohura për administrimin e fondeve të hapura dhe të mbyllura investuese, të cilën shumë investitorë e konsiderojnë si partnerin më të besueshëm për arritjen e qëllimeve të tyre financiare.
Puna e suksesshme ka mundësuar një rritje serioze të Kompanisë, e cila ka rezultuar në rritjen e ekipit dhe zgjerimin e fushës së shërbimeve. Rrjedhimisht edhe nevoja për një hapësirë të re dhe funksionale afariste u bë e pashmangshme, kështuqë në periudhën e kaluar kompania është angazhuar në mënyrë aktive në gjetjen e një lokacioni të ri që do t’i plotësojë nevojat e veta të funksionimit, por njëkohësisht të jetë në përputhje edhe me trendet dhe mënyrat e reja të punës. Për të përmbushur këtë qëllim, WVP Fund Management, së bashku me dy kompanitë e tjera të WVP Group, WVP SHA për ndërmjetësim në sigurime dhe WVP Plus Consulting, nënshkruan marrëveshje me Luna Corporation për blerjen e hapësirës afariste në qendër të Shkupit. Është një hapësirë moderne biznesi, afër 1000 m2, e cila është projektuar për të ofruar kushtet më të mira të mundshme për shërbim të shpejtë dhe efikas investitorët.

‘’Me rritjen e vëllimit të punës dhe rritjen e numrit të investitorëve, po rritet edhe ekipi ynë i menaxherëve të portofolit dhe riskut, analistëve, personave për marrëdhënieve me investitorët dhe harmonizim me rregullat ligjore, kështuqë në periudhën që vjen ne do të transferohemi në hapësirat e reja, moderne dhe funksionale. Në zyrat e reja do të kemi kushte të shkëlqyeshme për të vazhduar me shërbimin cilësor për investitorët tanë, por edhe për të ofruar produkte të reja të sofistikuara investimi. Investimi në selinë e re të kompanisë sonë dëshmon për angazhimin e jashtëzakonshëm të WVP Group në tregun vendor dhe për ambiciet serioze për të vazhduar ndërtimin e historisë tani më të njohur të suksesshme të WVP në të gjithë rajonin.”- Petar Andreevski, Drejtor ekzekutiv i WVP Fund Management.


Puna e suksesshme e kompanisë në tregun e Maqedonisë së Veriut është falë përvojës profesionale 30 vjeçare dhe know-how austriake të WVP Group, si dhe cilësisë së lartë të stafit që është pjesë e kompanisë në Maqedoni.
WVP Group është themeluar në vitin 1985 në Graz të Austrisë dhe operon në fushën e shërbimeve të avancuara financiare. Historia e WVP Group në Maqedoni fillon në vitin 2005 përmes Shoqërisë për ndërmjetësim në sigurime WVP SHA Shkup. Sot, përveç shoqërisë për ndërmjetësim në sigurime, ekzistojnë dhe funksionojnë me sukses WVP Fund Management SHA Shkup dhe WVP Plus Consulting.
Aktualisht (deri më dt. 30 prill 2022) WVP Fund Management ka gjithsej 93 milionë euro nën administrim, 6200 investitorë në fonde dhe 33% pjesëmarrje të tregut. WVP Premium Invest është fondi më i madh aksionar në Maqedoninë e Veriut me mbi 38 milionë euro nën administrim