Laurent Simons, një fëmijë 8-vjeçar nga Belgjika, sapo mbaroi shkollën e mesme dhe tashmë i duhet të shkojë në universitet.
Simons përfundoi arsimin 6-vjeçar, siç e ka Belgjika, në moshën 18-muajshe.
Nëna e Laurent është holandeze dhe babai është belg.
Duke folur për radio RTBF, ai tha se i pëlqente më së shumë matematika.
Pas shkollës së mesme, Laurent tani do të pushojë për dy muaj dhe pastaj do t’ia nisë studimeve.
Djali tha dëshiron të bëhet kirurg ose astronaut dhe gjithashtu është shumë i interesuar për kompjuterët.
Prindërit e tij u shprehën:
Edhe nëse vendos të jetë vetëm një marangoz, nuk ka problem; vetëm të jetë i lumtur”.