172 vjet më parë, më 30 shtator të vitit 1846, eteri u përdor për herë të parë si anestezi në mjekësi.
Atë ditë Eben Frost shkoi në zyrën e dentistit William Morton në Boston Massachusetts. Frostit i dhimbste një dhëmb. Ai u tmerrua teksa mendonte se kjo dhimbje do të ishte akoma më e madhe, kur t’i hiqej dhëmbi.
Frost iu lut doktor Mortonit që ta hipnotizonte për të mos ndjerë dhimbjen. Por kjo nuk ishte e nevojshme. Doktor Mortoni kishte disa kohë që eksperimentonte me eter. Ai e kishte bërë provë tek qeni i tij, macja edhe tek vetja, megjithatë asnjëherë tek një pacient. Dentisti i tha zotëri Frost se ai mund t’i ofronte diçka më të mirë se hipnoza, nëse Frost do ta pranonte.
Frost ra dakord, dentisti Mortoni njomi një shami me eter dhe e udhëzoi pacientin të merrte frymë thellë. Frost e humbi ndërgjegjen pothuajse menjëherë, dhe në këtë gjendje dentisti Mortoni i hoqi atij dhëmbin.
Disa javë më vonë, mjekët në Spitalin e Përgjithshëm në Massachusetts, filluan të përdorin eter gjatë operacioneve.