Hysni Rexhaj është banor i Gjakovës dhe ka një pasion të madh për t’u kujdesur për kafshët. Por ndryshe nga shumë të tjerë, Rexhaj kujdeset edhe për kafshë të egra.
I njohur në zonë, Rexhaj u njoftua pak ditë më parë se në aksin Prizren-Gjakovë, në fshatin Landovic, ishte gjetur një ujk i dëmtuar dhe që nuk mund të lëvizte. Pasi shkoi në zonë, Rexhaj e mori ujkun me vete për ta dërguar në atë që e quan “kopshtin e tij zoologjik”.
Prej ditës burri po kujdeset për shërimin e ujkut. Ai ka publikuar edhe video që tregon terapinë me të cilën synon që ta ngrejë kafshën sërish në këmbë.
Nuk është hera e parë që Hysni Rexhaj tërheq vëmendjen e mediave me pasionin dhe punën e tij. Historia e Rexhajt është pasqyruar më parë edhe në disa media të huaja. /tch/