Historia e një vajze me autizëm që shkon në universitet në moshën 11-vjeçare

Adhara Pérez Sánchez, një vajzë nga Meksika, ka një IQ që është 2 pikë më i lartë se ajo e Albert Einstein dhe Stephen Hawking. Ajo është vetëm 11 vjeçe dhe është bërë një shembull për t’u imituar, ndjekur dhe admiruar.  
Ajo e kishte të lehtë të studionte, por i duhej një mjedis që përputhej me kërkesat e saj specifike. Në moshën 11-vjeçare, Adhara kishte arkivuar shumë arritje. Sigurisht që nuk është e zakonshme që fëmijët ta mbarojnë shkollën e mesme herët, por ajo arriti ta përfundojë atë në moshën 8-vjeçare dhe aktualisht është duke studiuar inxhinieri industriale në CNCI, me një fokus dedikuar matematikës. 

Sánchez, e cila u diagnostikua me sindromën Asperger në moshën 3-vjeçare, përjetoi vështirësi në shkollë gjatë kësaj periudhe dhe shpeshherë ngacmohej nga të tjerët dhe mësuesit apo nxënësit e tjerë e quanin atë të çuditshme. Por e ëma e ndihmoi që këto gjëra të mos e pengonin dhe e inkurajoi vajzën të ndiqte ëndrrat e saj. Ajo aktualisht është e regjistruar në universitetin CNCI në Meksikë, ku po studion inxhinieri sistemesh e matematikë dhe shpreson të ndjekë kolegjin në SHBA. Ajo arriti që të shkruajë një libër mbi përvojat e saj.