Historia e Marigo Pozios, vajzës që qëndisi flamurin kombëtar

Marigo Pozio ishte vajza që qëndisi flamurin kombëtar në ditën kur Shqipëria shpalli Pavarësinë e saj, pra me 28 nëntor 1912.
Sot 108 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti u mbaj më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.

Marigo Pozio ishte ajo që qëndisi flamurin, të cilin Ismail Qemali e ngriti më 28 nëntor 1912 në Vlorë.
Por kush është Marigo Pozio?
Marigo Pozio, mbiemri i vajzërisë Poçi, lindi në Korçë, me 2 shkurt 1882 dhe vdiq në 23 shkurt 1932.

Sipas Zhaneta Poçit, mbesë e Marigo Pozios, Marigoja e qëndisi flamurin kombëtar sipas një modeli të Dom Mark Vasës, për pajën e saj, që kur ishte vajzë. Këtë flamur ajo ja dha Ismail Qemalit.
Marigoja e qëndisi flamurin në një copë që e kishte blerë nga një tregtar me dimensione 70 me 40 centimetra, me shkabë në mes.
Ajo ishte një nga gratë më të shquara shqiptare, një aktiviste e Lëvizjes Kombëtare të Zgjimit dhe Pavarësisë Shqiptare, dhe duke konsoliduar statusin shoqëror të grave shqiptare. /gazetametro.net