Historia e kosovarit, që kaloi më shumë vite burg se jashtë tij, është veç 27 vjeç

27 vjeçari nga Gjilani, Fiton Spahiu është recidivist i kryerjes së disa veprave penale ndër vite në komunën e Gjilanit. Nga 27 vitet e tij ai I ka kaluar në burg rreth tetë vite si i akuzuar për mbi 10 vepra penale. Ai akuzohet për vjedhje të rënda, lëndime trupore, mbajte në pronësi, kontrollë të armëve, shitje të substancave narkotike, importim e transport të armëve.

I njohur në popull si “Fiton hajni”, ai aktualisht gjendet nën masën e paraburgimit, të caktuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit me datë 25.01.2022.
Fiton Spahiu akuzohet për 11 vepra penale që i ka kryer. Këtu, Insadjeri ka përfshirë edhe veprat penale që i ka kryer sa ka qenë i mitur.

Gjykata Themelore e Gjilanit në një përgjigje për Gazetën Insjaderi ka thënë se i pandehuri Fiton Spahiu është një recidivist i kryerjes së disa veprave penale.

Vetëm në departamentin për të mitur ai është gjykuar për gjashtë vepra penale

Në Departamentin për të Mitur është gjykuar për vepra penale:

– vjedhje e rëndë,

– vjedhje,

– grabitje,

– lëndë i lehtë trupor,

– mbajtje në pronësi, kontroll të armëve, dhe

– shitja e substancave narkotike.

Po ashtu në përgjigjen e Gjykatës thuhet se ai është gjykuar edhe nga departamenti i përgjithshëm për dy vepra penale.

Departamentin e Përgjithshëm është gjykuar për veprat penale:

– vjedhje e rëndë dhe

– vjedhje.

E më pas edhe në departamentin e krimeve të rënda për tri vepra penale.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda është gjykuar për veprat penale:

– vjedhje e rëndë,

– importimi, transporti i armëve dhe

– blerja e shpërndarja e narkotikëve.

Për lëndë të cilat është gjykuar i akuzuari ka vuajtur dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vite e 5 (pesë) muaj burgim.

Ndërkohë, Gjykata Themelore tregon se lëndë të pa kryera, e që janë në procedurë ka dy lëndë në Departamentin e Përgjithshëm dhe një lëndë në Departamentin e Krimeve të Rënda, ku akuzohet për falsifikim të parasë.

Nga problemet e shumta me ligjin, Fiton Spahiu është shpallur disa herë në kërkim nga Policia e Kosovës./Gazeta Insajderi/