Historia e gazetarit që la profesionin për të ngritur fermën me gomarica, Rama me batuta: La gomerët e qytetit për to

Elton Kikia, një gazetar me 13 vite eksperiencë pune, ka treguar sesi ka lënë punën në Tiranë dhe i është dedikuar fermës së tij me gomarica.

Ai thotë se preferon më shumë të merret me gomaricat sesa të durojë stresin që i shkakton Tirana.

Jam Elton Kikia, banor i Tiranës por lindur në Papër të Elbasanit, ku jam rikthyer pas 30 vitesh për të investuar në një fermë gomaricash. Pas 16 vitesh punë në kryeqytetet dhe pas 13 vitesh punë në profesion si gazetar, e ndjeva veten më mirë mes gomaricave sesa në stresin, trafikun e Tiranës dhe lidhjes së gazetarisë dhe medias, me pak shaka këtu brenda. Ideja e ngritjes së fermës ka qenë një çmenduri, askush nuk më mbështeti, por gjithsesi vendosa që diplomën e gazetarisë ta fusja në sirtar dhe të mos ia shihja më sytë. Erdha në fshat, bleva disa gomarica dhe ia nisa duke bërë një kombinim të eksperiencës në marketing që më ka dhënë dhe të eksperiencës së një djali të rritur në fshat. Të gjithë thonë se nuk shet, por kurrë nuk do të shesësh nëse nuk di. Në fillim as unë nuk dije, por sot kam një treg që fillon nga Shkupi, Prishtina Tirana dhe gjithë Shqipëria, Ia kam dalë dhe mendoj më mirë sesa mund t’ia dilja në gazetari”, tha Kikia.

Kryeministri Rama i dha certifikatën e Mirënjohjes Kikias, tha me batutë: Respekte! La gomerët e qytetit dhe erdhi për ti parë hajrin gomaricave këtu në fshat.