Historia e fëmijut tim me autizëm!

Letra 2
Nuk po di nga tja nis,eshte kaq e dhimbshme te shkruash per te…Kam kusheririn tim 7 vjec,i cili lindi me probleme.Asnjehere mjeket nuk jepnin pergjigje per gjendjen e tij,derisa ne fund e percaktuan si autik.Eshte shume e veshtire te shohesh nje femije aq te zgjuar te mos flase,sepse ai te kupton kur i flet,te qesh,mundohet te jape nje sinjal per ate cka do.Ndonjehere e humb mendjen ne ate boten e vet feminore dhe sado i flet nuk te kthen ndonje nga ato pergjigjet e tija.Fiksohet diku,zakonisht me tavanin dhe vetem qesh me veten e tij dhe perplas duart,pelqen driten e tel dhe fik driten e dhomes dhe mbyll deren.E gjenim te strukur pas nje cepi te dhomes.Me pikon ne shpirt kur shoh ate ne ate gjendje dhe moshataret e tij qe ulen ne bankat e shkolles.Eshte shume bukurosh dhe te kupton shume,kur i flet me dashuri ai te kupton shume mire,ulet dhe te degjon me vemendje,dhe pse kur e shoh ashtu i humb shpresat,besoj ne mrekullite e zotit.Prinderit e tij nuk kane lene vend pa e cuar por mesa duket zoti e ka ne dore. Mbase dikush mund te me jape ndonje pergjigje per te,ndaj shkruajta por ju lutem anonim se nuk dua qe vellai i tij te ndjehet keq kur ta lexoje,nese dikush ka nje shpjegim per kete ju lutem me ndihmoni.

Letra 3
Mirembrema vajza! Ne kete teme kaq prekese doja te shkruaja edhe une per Wendy-n 7 vjecare, vajzen me kacurelat me te bukura ne bote, vajzen qe beri te lumtur dy prinder te rinj me ardhjen e saj ne jete, i coi ne qiellin e 7 kur thirri per here te pare “baba” “mama” dhe “nena”. Por fatkeqesisht ky zhvillim u stopua fiks pasi beri 1 vjec. Filloi te mos reagonte si normalisht, nuk kthente me pergjigje kur i therrisje dhe fiksohej vetem tek televizori. Menduam se kete “hutim” e pati nga temperatura e vaksines qe behet ne moshen 1 vjecare, por jo. Hutimi zgjati shume derisa filloi te na bente merak. Pas konsultave te shumta, zbuluam se ishte autike. Per pinderit e saj ishte goditje e forte. Nuk e pranonin per nje kohe te gjate, derisa u binden ta conin ne terapi. Pas terapive te shumta u permiresua, por shpirti me copetohet kur e shoh te shtrengoje dhembet derisa ti thyej nga pamundesia e te shprehurit. Ajo eshte vajza me e zgjuar ne bote. Asnje moshatare e saj normale nuk meson aq shpejt si te perdore telefonat high-tech, si fiki-ndezi-komanduar cdo elektroshtepiake, madje edhe kompjuterin ka mesuar. Mjafton te shohi 1 her si behet ndonje gje, ajo e meson. Nese e le mes pajisjeve elektronike ajo eshte ne parajsen e saj, as sdo tja dije se cfare ka perreth. Sa me dhimbset kur e shoh aq te lumtur duke bere gjerat qe pelqen por nuk mund te flase dhe te perqendrohet ne gjera te tjera. Zoti paste meshire per keta femije dhe nenat e tyre!