Historia e dhimbshme e migrantit që gjendet në strehimoren australiane me sportistin serb: “Kam nëntë vjet në kafaz dhe ju po më pyesni për Gjokoviqin”


Lajmet dhe fotografitë për gjendjen e tenistit serb, Novak Gjokoviq për shkak të problemit me vizën gjatë përpjekjes për të hyrë në territorin e Australisë, bënë xhiron e botës.
Por, së fundi janë publikuar disa imazhe prej qendrës për trajtimin e emigrantëve të vendosur në hotelin ku po qëndron edhe sportisti.

Autoritetet australiane po trajtojnë mi*zorisht një numër emigrantësh, disa prej të cilëve janë mbajtur në hotel për më shumë se një dekadë në kushte të tmerrshme, ndërsa presin që situata e tyre të zgjidhet.
Mirëpo, pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhen, shumë media kanë kontaktuar banorët e atij hoteli për t’i pyetur rreth Gjokoviqit. Për këtë ka folur edhe njëri prej banorëve, Mehdi Ali.

“Është e trishtueshme që shumë gazetarë më kontaktuan për të më pyetur rreth Novak Gjokoviqit. Unë kam qenë në kafaz për nëntë vjet, sot jam 24 vjeç dhe ju dëshironi që unë t’ju tregoj për këtë. Ata bëjnë sikur u intereson të më pyesin se si jam dhe më pas kërkojnë informacion për sportistin në pyetjen tjetër”, ka shkruar Ali.
Ai tregon se ëndërronte të vinte në Australi dhe të gjente strehim, por përkundrazi u mbyll në një hotel, megjithëse nuk u dënua kurrë për një krim. Ai zbuloi një tjetër turp të Australisë, që nuk pushon së tronditur.

“Po plakem dalëngadalë, më vjen keq që ditët e adoleshencës më kanë humbur kështu, nuk dua të iki nga këtu si një mesoburrë me vite të humbura. Shoh të rinjtë duke u argëtuar, duke postuar gjëra të ndryshme në rrjetet sociale. Asgjë të re nuk po ndodh me statusin tim. Asnjë informacion të ri, afate apo garanci. Shumë të tjerë janë liruar shumë kohë më parë, vetëm unë ende “Pse?”, tha i trishtuar Mehdi.

Ndryshe, autoritetet shtetërore australiane kanë pohuar se tenisti është i lirë të largohet prej shtetit dhe në këtë formë nuk do të mund të paraqitet në Australian Open.