Hiseni nga VLEN: Dimitrievski dhe Minçev të dalin prej fushate, fundja ZNAM nuk është ndonjë faktor në këtë qeveri

Zëdhënësi i koalicionit VLEN, Fari Hiseni sot i bëri thirrje partnerit qeverisës të koalicionit ZNAM që të dalë nga retorika e fushatës zgjedhore. Hiseni drejtuar kryetarit të kësaj partie, Maksim Dimitrievski dhe ministrit për Administratë, Goran Minçev, tha se fundja, kjo parti nuk është ndonjë faktor në qeveri dhe se duhet të ketë kujdes.

“Do të shfrytëzojë rastin t’iu them edhe Dimitrievskit edhe Minçevit që të dalin prej fushatës, nuk jemi në fushatë. Le të veprojnë si qeveritarë, le të veprojnë si ekzekutiv dhe mos të shfrytëzojnë rastin për ndarësi dhe poena politike, për arsye se fundi fundit nuk janë ndonjë faktor në këtë qeveri”, tha Hiseni./tv21.tv