Hiqet taksa 100%, reagon Haradinaj: Albin mashtruesi u dorëzua. Nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia

Menjëherë pas lajmit se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur heqjen e taksës për mallrat Serbe, ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj e ka quajtur Kurtin mashtrues, i cili u dorëzua para Serbisë, ndërsa thekson se ky është kthimi i Rusisë dhe Serbisë në Kosovë.

Postimi i Haradinaj

“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!” shkruan Haradinaj.