Hiqet “Shqiponja”, simboli i 100-vjetorit të Pavarësisë

Sheshit “Shqiponja” në kryeqytet i ka mbetur vetëm emri. Simboli identifikues është hequr. Në këtë zonë ka nisur puna për ndërtimin e një prej segmenteve të Unazës së Madhe të Tiranës.

Në vendin ku deri tani qëndronte “Shqiponja” është parashikuar të ndërtohet një mbikalim për automjetet.

Vepra e artit me lartësi dhjetë metra u realizua nga artisti Albi Çifligu me kontribut financiar të familjes “Destani” nga Tetova. “Shqiponja” u vendos në këtë shesh me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Në ceremoninë organizuar për këtë rast morën pjesë kryeministri i kohës Sali Berisha dhe ish-kryebashkiaku Lulzim Basha. /abcnews.al