Hiqet ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” njofton se është hequr ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër dhe anasjelltas.

Për shkak të reshjeve të borës, në këtë aks rrugor nga mbrëmja e djeshme ishte vendosur ndalesë për automjetet e rënda.

Që nga mëngjesi i sotëm është normalizuar trafiku edhe në aksin rrugorë Veles-Prilep dhe Strazhë-Kërçovë.